| Serbëve të Kosovës t’u thuhet e vërteta e hidhur |
|
|
|
| nga Administrator |
| E shtunë, 07 Korrik 2007 09:54 |
|
Deputeti i Partisë Demokratike (DS) Goran Bogdanovic ka deklaruar se vetëm e vërteta e plotë për atë që kanë nënshkruar Prishtina... dhe Beogradi në Bruksel mund të shtyjë serbët që të marrin pjesë zbatimin e plotë të marrëveshjes.
Në Kuvendin e Serbisë, Bogdanovic u ka thënë gazetarëve se nuk e di se si do të zbatohet marrëveshja, ashtu siç nuk e di se çfarë në të vërtetë është nënshkruar në Bruksel, gjë që edhe shkakton rezistencën e serbëve të Kosovës. “E vërteta është e dhimbshme, por ajo duhet të thuhet ", ka thënë Bogdanovic, duke shtuar se serbët e Kosovës nuk duan të pengojnë integrimet evropiane të Serbisë. Ai ka vlerësuar se shteti serb duhet t’ua sqarojë serbëve të Kosovës se si do të financohen në të ardhmen institucionet serbe në Kosovë. |
| Përditësimi E martë, 04 Janar 2011 16:54 |















