| Samsung Galaxy S4 del i pari në testin e performancës |
|
|
|
| nga Administrator |
| E mërkurë, 20 Gusht 2008 10:11 |
|
Samsung Galaxy S 4 mund të mos duket më i bukur se sa modelet tjera rivale, mirëpo kur vjen puna tek specifikat e brendshme të pajisjes, atëherë gjërat ndryshojnë krejtësisht. Në testin krahasues të bërë nga specialistët e Primate Labs shihet se rezultatet e Samsung Galaxy S 4 janë mbresëlënëse, për të mos ekzagjëruar më shumë me fjalët. Sipas testit të shpejtësisë së Geekbench, Samsung Galaxy S 4 ka marrë 3,163 pikë, krahasuar me 1,596 sa ka shënuar iPhone 5. Rezultatet e Primate Labs tregojnë se modeli më i ri i Galaxy S4 ka performanca më të mira edhe se modelet tjera të famshme të telefonave, duke përfshirë edhe HTC One, Google Nexus 4, dhe versioni paraprak i telefonit të kompanisë, Galaxy S III. |
| Përditësimi E mërkurë, 20 Mars 2013 21:08 |















