THURSDAY 09 SEPTEMBER_SHORT 2010
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • green style
  • red style
Ju jeni ketu: Home Tema historike

 

English French Albanian Turkish
listen with Window Media Player   listen with Winamp   listen with iTunes   listen with RealPlayer
Facebook MySpace Twitter Digg Delicious Stumbleupon Google Bookmarks RSS Feed 

 Sllovenët zbusin papunësinë e Skenderajt

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, thotë se projekti për Parkun Teknologjik do të prodhojë vende të reja të punës, me çka do të zbutet sadopak papunësia, kur dihet se ajo ndodhet në një shkallë të shumë e lartë. Do të hapen 33 biznese dhe 366 vende te reje të punës.



Skenderaj, 25 shtator – Tridhjetë e tri biznese, të huaja dhe vendore, do të hapen në Parkun Teknologjik, në zonën e ish Fabrikës së Municionit në Skenderaj, i cili do të ndërtohet me investim të kompanisë së njohur sllovene Tehnopolis të Celjes. Realizimi i këtij projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të hapen 366 vende të reja të punës. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, shprehet se projekti për Parkun Teknologjik do të prodhojë vende të reja të punës, me çka do të zbutet sadopak papunësia, kur dihet se ajo ndodhet në një shkallë të shumë e lartë. “Projekti për Parkun Teknologjik, i cili do të ndërtohet me financimin e Tehnopolisit të Sllovenisë do të prodhojë vende të reja të punës. Pasi që të përfundojë projekti dhe të vendosen bizneset është planifikuar të hapen 366 vende të reja të punës, që për ne ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që, siç dihet tashmë, shkalla e papunësisë në komunën e Skenderaj është më e larta në vend”, ka thënë kryetari Lushtaku, një ditë pas nënshkrimit të kontratës me përfaqësuesit e Tehnopolisit nga Celja e Sllovenisë. Sipas Ylber Morinës, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit për komunën e Skenderajt, bazuar në kontratë, sllovenët janë obliguar që brenda dy muajve ta hartojnë projektin detaj dhe të pajisen me leje të ndërtimit. “Sllovenët brenda 60 ditëve janë të obliguar që ta hartojnë projektin detaj dhe të pajisen me leje ndërtimore, ndërkohë që pas 30 ditëve do t’i fillojnë punët për ndërtimin e Parkut Teknologjik”, është shprehur të premten drejtori Morina, sipas të cilit Parku Teknologjik ka kapacitet për 33 biznese, kurse e tërë procedura e vendosjes se tyre do të zhvillohet përmes sllovenëve, gjë që, sipas Morinës, është pozitive për faktin se mendohet se do të vijnë biznese të jashtme me kapacitete të mëdha investimesh. Në këtë kuadër, sipas tij, edhe bizneset vendore do të mund të vendosen në Parkun Teknologjik. “E gjithë procedura e vendosjes së tyre shkon nëpërmes të sllovenëve, gjë që është pozitive, pasi që mendohet se do të vijnë biznese të jashtme ma kapacitete të mëdha investimesh. Por edhe bizneset vendore mund të vendosen në Parkun Teknologjik”, ka thënë drejtori i DUMA-s, Morina, duke njoftuar se bëhet fjalë për biznese prodhuese. Ai ka siguruar se bizneset do të kenë lehtësira për pesë vitet e para të zhvillimit të veprimtarisë së tyre, duke u liruar nga taksat komunale. Qëllim i Komunës së Skenderajt, sipas drejtorit Morina, është që të joshën investitorët e huaj, por edhe vendorë. Ai vlerëson se me funksionimin e Parkut, do të zbutet papunësia në komunën e Skenderajt, e cila sipas shënimeve në Zyrën Komunale të Punësimit, është 50 për qind.Jeton Rushiti

 

 

 

Borxhet e shpenzuesve per ujin e pijshem 627.375 euro


Ilaz Halili, drejtor i Ujesjellesit Rajonal, njesia ne Skenderaj, ka thënë së deri më tash kanë aplikuar vetem shkyqjet kolektive, ndërsa pas kremtes së Bajramit të Madh do të aplikohet edhe shkyqja individuale. "Gjatë shkyqjeve individuale do ta kërkojmë asistencën e policisë“, ka deklaruar Halili, sipas të cilit, Lagjja 1 dhe fshatrat Klinë e Ulët dhe Tërnafc kanë 226.577 euro, Lagjja 2 me fshatrat Klinë e Mesme, Braboniq dhe Koshtovë kanë 165.188 euro, Lagjja 3 me fshatrat Klinë e Epërme, Lagjja Jasharaj, Lagjja 6 dhe fshati Prekaz kanë 151.844 euro borxh. Sipas drejtorit, borxhi i bizneseve është 53.753 euro, kurse borxhi i institucioneve pubklike është 30.013 euro.

 

Ndihmohen të varfrit

Njëzet familje të varfra të komunës së Skenderajt janë ndihmuar me artikuj të ndyshëm ushqimor nga vëllezërit Avdullahu nga Vranidolli i Prishtinës, pronarë të Fabrikës së Drurit “Gaterri”. Vlera totale e ndihmës është 2 mijë euro, me të cilat janë siguruar për secilën familje nga 50 kilogram miell, një pako ushqimore, sheqer, vaj, detergjent, oriz, kripë, mish dhe çaj. Habib Avdullahu, pronar i firmës së njohur “Gaterri”, tha se, ndonëse edhe rajonet të tjera kanë shumë familje të varfra, kompania e tij është përcaktuar t’u ndihmojë drenicasve. “Ne jemi përcaktuar që t’i ndihmojmë të varfrit në Drenicë, ndonëse edhe në rajone tjera ka shumë familje me gjendje të rëndë sociale. Sikur të kishte mundësi t’i ndihmonim më shumë familje do të ishte shumë më mirë, por kaq ishin mundësitë tona”, tha ai, duke thirrur bizneset të tjera të ndjekin shembullin e fabrikës së drurit “Gaterri”. Aktiviteti humanitar i vëllezërve Abdullahu për familjet skamnore të komunës së Skenderajt kishte filluar që nga ditët e para të pasluftës, si në gjëra ushqimore, ashtu edhe ndërtimin e shtëpisë, e cila iu kishte ndërtuar një familjeje në fshatin Prekaz. Edhe Haxhi Rreci nga Llausha e Skenderaj, me qëndrim të përhershëm në Gjermani, ka ndihmuar edhe sivjet pesë familje me gjendje të rëndë ekonomike, ku secila prej tyre ka përfituar nga 30 euro.

 

Komuna e Skenderajt mban dëgjimin e dytë publik

Komuna e Skenderaj ka mbajtur të martën dëgjimin e dytë publik për vitin 2009, në të cilën qytetarët e pranishëm janë njoftuar për prioritetet e komunës për tri vitet e ardhshme (2010/11/12), si dhe për projektet që janë duke u zhvilluar. Mehmet Berisha, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka përmendur projektet që do të zhvillohen gjatë vitit 2010, të cilat do të financohen nga buxheti komunal. Sipas tij janë gjithsej 28 projekte të ndryshme, vlera e të cilave arrin shumën 1,618,937 euro. Në tabelën e prezantuar, paraqiten: Plani zhvillimor Urbanistik për qytetin e Skenderaj (175 mijë euro), Rregullimi i infstrakturës në lagje e Dëshmorëve (300 mijë euro), trotuari në qendër të Runikut (39 mijë euro), rregullimi i rrugës në lagjen Qarkaj në Rakinicë (10 mijë euro), rrugët “Mujë Krasniqi” (42 mijë euro), “Miftar Bajraktari” (84 mijë), “Rasim Kiqina” (120.500 euro) dhe  “Likuiduesit e Shtabit” (212 mijë euro) dhe ujësjellësi në Prekaz,  Lubovec, Polac-Kryeshefc,Dashevc (73 mijë euro). Drejtori Berisha ka theksuar në Administratë do të investohen 34 mijë euro, me cilat do të ndërtohen zyrat e ofiqarit lokal dhe blerja e pajisjeve kompjuterike, në fushën e gjeodezisë do të shpenzohen 75 mijë euro, me të cilat parashihet eksproprijimi i tokës, incizimi i terrenit dhe blerja e kompjuterëve. Për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë ndarë 62 mijë euro, me të cilat do të zhvillohen këto projekte: rregullimi i mullinjve me ujë në Tushilë, Kopiliq dhe Kuqicë, pastaj pajisja me mjete të zorimit, përfundimi i Kullës së Ilaz Kodrës, pajisja me kompjuterë, dhe shërbime të tjera. Në arsim, sipas Berishës, do të investohen 120 mijë euro, po aq sa janë ndarë edhe për shëndetësinë. Është planifikuar që të bëhet rinovimi i ambulancave, blerja e pesë aparateve laboratorik, strehimi i të pastrehëve dhe pajisja me inventarë për administratë.  Berisha ka thënë se buxheti komunal për vitin 2010 do të jetë 6,866,454 euro, prej të cilave 4,130,539 euro janë për paga, 822,477 euro për shërbime dhe mallra, 156,500 për komunalitë, 138 mijë euro për subvencionie dhe 1,618,937 kapitalet. Ndërkaq, deri në vitin 2012 Komunën e Skenderajt ka planifikuar të investojë hiq më pak se 116,861,254 euro në gjitha fushat. “Janë një serë projektesh prioritare të komunës së Skenderajt, të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës, donacione dhe forma të ndryshme”, ka thënë drejtori i DEF-it, Mehmet Berisha. Pjesëmarrësit e këtij dëgjimi në vazhdim kanë plotësuar formularët, përmes së cilëve kanë paraqitur kërkesa për investime në ambientet ku jetojnë. Disa nga ta, si, Haki Ramadani nga Plluzhina, Kaqusha Zabeli nga Rezalla, Marigona Lushtaku nga Prekazi dhe Petrit Shabani, kanë ngritur çështjen e mungesës së kanalizimit, ujësjellësit, rrugës, hapësirave sportive, kompjuterizimin e shkollave, etj. Siç tha drejtori Berisha, do të shqyrtohet mundësia e inkorporimit të propozimeve të qytetarëve në prioritetet zhvillimore të komunës. Ai tha se disa nga to që u parashtruan nga pjesëmarrësit e këtij dëgjimi, janë duke u zhvilluar gjatë këtij viti, apo do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.16.09.2009  12:09 min

 

SHKOLLË MODERNE NË PREKAZ TË EPËRM

Për ndërtimin e saj MASHT-i ka investuar 1 milion e 90 mijë euro. Ministri Hoxhaj ka premtuar inaugurimin e dy kabineteve në Shkollën e Mesme të Ulët “Azem Bejta” në vitin e ardhshëm.
Prekaz, Skenderaj, 24 shtator – Viti i ri shkollor 2009/2010, për nxënësit e fshatrave Prekaz i Epërm dhe Mikushnicë të Komunës së Skenderajt, filloi të enjten, në godinën e re shkollore, trekatëshe, e cila u inaugurua në praninë e Jakup Krasniqit, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhës, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), strukturave komunale të Skenderajt, nxënësve, mësuesve dhe fshatarëve, të cilët kishin organizuar gazmend me rastin e përurimit të Shkollës së Mesme të Ulët “Azem Bejta”. Për ndërtimin e kësaj shkolle e cila ka 4500 metra katrorë, 800 nxënës, 40 mësimdhënës dhe 10 punëtorë teknik, MASHT-i ka ndarë 1 milion e 90 mijë euro. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ndër tjera thekoi: “Bashkëkombësit tanë, jo fortë moti sa herë ka qenë nevoja për të folur për këtë vend, për këtë tokë, ata kanë ditur të flasin dhe të na sjellin këtu ku jemi sot. Shumë lëvdata, për të mos thënë lëvdatat më të mëdha u shkojnë atyre brezave dhe atyre burrave që me jetën e tyre, me gjakun e tyre bënë që ne të ndërtojmë dhe ta ndryshojmë jetën tonë. Ky ndryshim i jetës sonë askund nuk shihet më mirë se këtu”. Krasniqi tha se ky objekt më së miri tregon ndryshimet e thella që kanë ndodhur në Kosovë, që ka ndodhur në Drenicë, në Prekazin e lavdive dhe të trimërive tradicionale. Ai porositi gjeneratat e reja që me guxim dhe vendosmëri të marrin dije të reja, në mënyrë që ta çojnë vendin përpara. Ndërkaq, ministri Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës çdo ditë është duke bërë përurime të shkollave të reja anekënd Kosovës, ndërsa është duke bërë përpjekje maksimale që ta ndërtojë një sistem të ri arsimor. “Ne si qeveri e Kosovës, çdo ditë bëjmë përurimin e shkollave të reja anekënd Kosovës, meqë jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta ndërtojmë një sistem të ri arsimor. Mirëpo përurimi i kësaj shkolle në Prekaz, në këtë vend të veçantë, është përurim i veçantë jo vetëm për këtë fshat, jo vetëm për këtë komunë, por për Kosovën dhe për gjithë qytetarët e saj”, ka thënë i pari i MASHT-it. Ai ka theksuar se nga ky vend ka lindur liria e Kosovës, dhe liria ka lindur në zemrat dhe mendjet e banorëve të Prekazit. Me ndërtimin e kësaj shkolle të re, shtoi ministri, dhe nga ky vend do të lind fuqia e ardhshme e Kosovës, e cila fuqi bazohet në dituri, në arsim dhe zhvillim ekonomik. “Jemi në një vend i cili çdo herë ka frymëzuar Kosovën dhe mbarë shqiptarët në Ballkan për trimëri të tij. Jemi në një vend, i cili është shquar me kullat e tij, në një vend, i cili në të ardhmen do të shquhet me shkollën e tij të re dhe me kuadro të reja të arsimuara”, shtoi ministri Hoxhaj, duke kërkuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit të fokusohen në një mësim i cili bazohet në parim: Të mësojmë për të ditur, mësojmë për të vepruar, mësojmë për ta ndryshuar vetveten tonë, të mësojmë për ta ndryshuar Kosovën, ndërsa ndryshimi i Kosovës, liria e Kosovës pikërisht ka buruar nga ky vend. Ministri ka premtuar se në vitin 2010 do të inaugurohen dy kabinete të reja të teknologjisë informative në Shkollën “Azem Bejta” në Prekaz. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke fol për kohërat e këqija nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, tha se t’u hapësh para lufte shkolla shqiptarëve konsiderohej gjë e rrezikshme nga regjimet e huaja, prandaj gjenerata të tëra nuk reshtën së kërkuari, krahas lirisë edhe shkollimin në gjuhen amtare. “Falë përpjekjeve shekullore të brezave të tërë, falë gjakut të derdhur për liri, ky brez më në fund arriti ta ketë shtetin e vet të pavarur, të ndërtojmë shkolla, spitale, fabrika dhe rrugë”, tha kreu i Skenderajt, duke shtuar se përurimi kësaj shkolle, e cila mban emrin e një simboli të vërtetë të luftës dhe qëndresës për liri, është gëzim i madh për të gjithë. Në Prekazin e kullave të qëndresës, siç tha Lushtaku, sot shquhet objekti modern i shkollës, i cili do të rrezatojë dije, kulturë e edukim. Ky objekt bashkëkohor i shkollës do të ofrojë më shumë mundësi për mësim, që niveli i edukimit të ngritet në nivel të dëshiruar. Kryetari Lushtaku ka uruar që nga kjo shkollë të dalin nxënës të denjë për universitet e të bëhen kuadro të dobishëm për atdheun. Një historik të shkurtër të shkollës në Prekaz e paraqiti drejtori Nezir Rama, i cili tha se themelet e para të shkollës fillore “Azem Bejta” në Prekaz datojnë që nga viti 1927, me një numër relativisht të vogël të nxënësve, i cili kohë pas kohe rritej. “Nga kjo vatër e arsimit kanë dalë shumë gjenerata, të profileve të ndryshme, si mësues, mjek, inxhinierë, doktor shkence, por edhe figura të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, si Adem Jashari, Ilaz Kodra, Tahir Mehaj, etj”, tha drejtori i shkollës “Azem Bejta”. Ai përmendi edhe gjeneratën e mësuesve që kanë dhënë mësim në këtë shkollë, ndër të cilët ishte Shaban Jashari, që u largua nga UDB-ja jugosllave nga procesi mësimor, për shkak të ideve të tij patriotike. “Shkolla jonë numëron rreth 800 nxënës të shpërndarë në 30 paralele, për edukimin e të cilëve kujdesën 40 mësimdhënës dhe 10 punëtorë teknikë dhe administrativ. Shkolla e vjetër nuk ka plotësuar as për së afërmi nevojat dhe kushtet e domosdoshme higjeno-teknike dhe as për një mësim cilësor dhe bashkëkohor. Me ndërtimin e kësaj shkolle të re, do të bëhet një kthesë me sigurimin e cilësisë dhe arsimimit të duhur të nxënësve,  dhe për këtë meritat i ka Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit”, tha drejtori Rama, i cili shtoi se drejtoria e shkollës dhe arsimtarët do të rrisin angazhimet e tyre edhe më tepër që këtë investim ta kthejnë në cilësi të mësimëdhënies dhe mësimnxënjës që është edhe prioritet i MASHT-it. Para prerjes se shiritit përurues, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj i ndau mirënjohje ministrit Enver Hoxhaj për kontributin e tij në ndërtimin e shkollës, si dhe kompanisë “R&Rukolli” e cila ka përfunduar ndërtimin e saj një muaj e gjysmë para afatit të paraparë. Ndërsa, për të prerë shiritin u ftuan kryeparlamentari Krasniqi, ministri Hoxhaj, kryetari Lushtaku dhe Luzlim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Jeton Rushiti

Top Panel

 

 

 

 

Tema historike PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
WEDNESDAY, 21 JANUARY 2009 22:50
Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri




Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.
Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtare, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 6 mars të vitit 1998, po në Prekaz.
Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat, jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona.
Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror.

Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë studimore shkencore.

Fenomeni Adem Jashar, është fenomen sui generis, fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve. Duke folur për fenomene të tilla, studiuesi i vëmendshëm i etnopsikologjisë shqiptare dr. Kristë Maloku, në studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ndër të tjera ka shkruar: Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazëm djalërie si Alkibiadi, vullnet vetëflijues si Sokrati. Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon ata vetëm njëherë brenda qindra e mijëra vjetësh. Dhe, i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar. Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut, përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit, heroit të një kohe të caktuar historike.
Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, të kryera në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrshme që ka sunduar ndonjëherë në botë.
Filozofi më i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, Perënditë dhe njerëzit, ndër të tjera ka shënuar: Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë, i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat, të papërsëritshëm në historinë e qytetërimit.

Fenomen unikat vetëflijues

Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet. Ai është unikat, origjinor, autentik.
Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën, Azem Galicën e Selman Kadriun.
Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike, të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat me të cilat e ballafaqoi koha.
Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit, një burrë trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nënë Zahides, një grua amazone shqiptare. Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar: vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjerë, në momentin përmbarues të bëmës së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955.
Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparet e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, 2300 vjet më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit në moshën e tij 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë në mes njerëzve të një race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, patos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.
Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, lajmëtarit, luftëtarit, vetëflijuesit, projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores. Më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishte kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra dëshmorëve e martirëve, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë.

Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh

Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit.
Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën.
Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit.

Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhet:

Veprat e vjetra do të përfundojnë
Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh.M

Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145.
Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit.
Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, i jetës së ngjashme me jetën e urithit.

Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese:

Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh.
Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shfaruese të artilerisë së Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë.

Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaft kuptimplote:
Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë!
Vepra e cituar faqe 126.
Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera të mizorishme, që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, së Nostradamusit, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, mirëpo pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait serb në vendin tonë.

Fenomeni i përjetësisë

Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembull dhënësi realist i lirisë.
Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë. Vizita, që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, tani në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë.
Fenomeni Adem Jashar po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo si legjendë e rrëfimeve tradicionale mitologjike, por si një personazh i veçantë dhe realist i historisë me përmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala.
Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para së gjithash me origjinalitet, imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut, i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës.

Tema historike - Halil Patrona - figurë e anashkaluar
Tema historike - Leon Trocki, një personalitet jo sa duhet i njohur për shqiptarët
Tema historike - Sheradin Berisha: Barbarizmat serbe kundër shqiptarëve në vjeshtën e vitit 1913
Tema historike - Sheradin Berisha: KOSOVA MIDIS ÇLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SERBIA, JANAR - NËNTOR 1912
Tema historike - MILUSH KOPILIQI
Tema historike - MILUSH KOPILIQI II
Tema historike - Sheradin Berisha: VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E ESAT PASHË TOPTANIT I
Tema historike - (16. 8. 2006) BURIMET PËR BETEJËN E KOSOVËS TË VITIT 1389. Roli i fesë në kohë e LSHP
Tema historike - ATENTATORI I PARISIT, - 83 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit, shkruar nga magjistër, Kadri Rexha
Tema historike - Mr. Sheremet Krasniqi, : “Kur informatori i OZN-së ( i UDB-së) njollos figurat historike !”
Tema historike - Sheradin Berisha: 95 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Tema historike - Sheradin Berisha: Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)
Tema historike - Nezir Myrtaj: Fadil Vata në kujtesën time (me rastin e 17-vjetorit të vdekjes)
Tema historike - ( 12. 5. 2007) Mehmet Bislimi: TAHIR MEHA
Tema historike - Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryetrimi i Shqipërisë
Tema historike - Kadri Rexha: KA ME MË SHTRUE VETËM VDEKJA
Tema historike - (25.7.2007) Ahmet Qeriqi: Kongresi i Lipovicës (Kongresi i Pestë i LNDSH-së)
Tema historike - Mehmet Bislimi: AZEM BEJTË GALICA ( 1889- 1924 )
Tema historike - Mehmet Bislimi: KONGRESI I LUSHNJËS DHE LUFTA E VLORËS E VITIT 1920
Tema historike - (17. 9. 2007) Mehmet Bislimi: VASO PASHA (1825 – 1892)
Tema historike - ARBEN LLALLA: HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE, MARKO BOÇARI (1790-1823)
Tema historike - Arben Llalla: ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE
Tema historike - Myftar Memia: STRATEGJIA E PANSLLAVIZMIT RUSOMADH DHE E PANSERBIZMIT
Tema historike - Institucionet e Kosovës së pavarur duhet ta nxjerrin në dritë monografinë e historisë së rezistencës kundër pushtimit serb
Tema historike - Domosdoja e rivlerësimit të të dhënave dhe dëshmive historike të periudhës së viteve 1945-1950
Tema historike - Ahmet Qeriqi: Antihistoria e një teksti të mjerë të historisë
Tema historike - Sheradin BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE TË VITIT 1968
Tema historike - REVISTA “PAVDEKËSIA” (Organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut)
Tema historike - Mehmet Bislimi: LULE NË ALTARIN E LIRISË SË ATDHEUT !
Tema historike - Dilaver Goxhaj: Adem Jashari simbol i kombit
Tema historike - Mehmet Bislimi: Në përkujtim të atdhetarit, AHMET DELIA ( 1850 – 1913 )
Tema historike - Kadri Rexha: Isa Boletini flamurtari i kryengritjeve të Kosovës
Tema historike - Skema: E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel...
Tema historike - Ahmet Qeriqi: Një segment i luftës politike për pushtet në Shqipëri, 1924- 1927
Tema historike - Sheradin Berisha: Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit
Tema historike - Kadri Rexha: PËRJETËSIMI I TRE DËSHMORËVE TË UÇK-SË: ZAHIR PAJAZITI, EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU
Tema historike - Mehmet Bislimi: PAPA KRISTO NEGOVANI ( 1875 – 1905 )
Tema historike - Mehmet Bislimi: KRENGRITJA ANTIOSMANE E MALËSISË SË MADHE
Tema historike - Mehmet Bislimi: Avni Rrustemi, frymëzim atdhetarizmi e qëndrese
Tema historike - Orazio Vasta: Në Çinisi të Sicilisë, më 9 maj të vitit 1978, mafia vrau gazetarin e ri, Gjuzepe Papino Impastato
Tema historike - Mexhid YVEJSI: ROLI I ULEMAVE NË LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)
Tema historike - Ferit Ramadani: LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PËR TËRËSINË E SHQIPËRISË
Tema historike - Orazio Vasta: Vështrim i shkurtër për historinë e Katalonisë
Tema historike - Orazio Vasta: Fragmente nga Historia e Sicilisë
Tema historike - Abedin Rakipi: FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM. MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) e vitit 1772
Tema historike - Ja cilat janë shpikjet e Kontit Cavour
Tema historike - Abedin Rakipi: MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE KUNDER ÇAMEVE. (Pjesa e pare)
Tema historike - Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924
Tema historike - Ibrahim D. Hoxha: GJËMËT DHE KOBET GREKE NË ÇAMËRÍ
Tema historike - Abedin Rakipi: Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”
Tema historike - Ahmet Qeriqi: Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë
Tema historike - Shqipëria.com: Roli historik i Kongresi të Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe (14-22 nëntor 1908)
Tema historike - Prof. Dr. Muhamet Pirraku: ROLI I KOSOVËS NË ZGJIDHJEN PËRFUNDIMTARE TË ALFABETIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Tema historike - Prof. Dr. Muhamet Pirraku: KONTEKSTI POLITIK I KËRKESAVE TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968
Tema historike - Kadri Rexha: DEMONSTRATAT E VITIT 1968
Tema historike - HISTORIA E HIMNIT DHE FLAMURIT TONË KOMBËTAR
Tema historike - Prof. dr. Muhamet Pirraku: EPOPETË MË TË SHKËLQYESHME PËR SHQIPËRINË ETNIKE
LAST_UPDATED2
 

Ol shownews

Flash

Dita juaj fillon me Radio Drenicen

WWW.radio-drenica.net

Skema programore

07:00-10:30 Programi informativ i mengjesit "Miremengjesi Drenice!"                                             10:30-11:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
11:00-12:00 Hiti i dites
12:00-12:05 Lajmet
12:05-13:30 Ritransmetimi i emisionit te urimeve
13:30-14:00 Muzike popullore
14:00-14:30 Muzike zbavitese
14:30-15:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
150:00-15:05 Lajmet
15:05-15:15 Editoriali i dites
15:15-15:30 Pak muzike
15:30-18:00 Deshirat e degjuesve
18:00-20:00 Urimet dhe pershendetjet
20:00-20:30 Marketing te shoqeruar muzike te huaj
20:30-22:00 Muzike te zgjedhur
22:00-00:00 Programi i nates
00:00-07:00 Muizke (te lehte, popullore, rapsodike, marketing, muzike klasike, muzike te vjeter qytetare.

 

Marketing

Shtetet qe kane njohur pavaresine e Kosoves

Costa Rica Recognition text (February 17, 2008)

United States Recognition text (February 18, 2008)

France (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Afghanistan Recognition text (February 18, 2008)

Albania Recognition text (February 18, 2008)

Turkey Recognition text (February 18, 2008)

United Kingdom (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Australia Recognition text (February 19, 2008)

Senegal Recognition text (February 19, 2008)

Germany (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Latvia (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Denmark (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Estonia (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Italy (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Luxembourg (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Peru Recognition text (February 22, 2008)

Belgium (EU) Recognition text (February 24, 2008)

Poland (EU) Recognition text (February 26, 2008)

Switzerland Recognition text (February 27, 2008)

Austria (EU) Recognition text (February 27, 2008)

Ireland (EU) Recognition text (February 29, 2008)

Sweden (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Netherlands (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Iceland Recognition text (March 5, 2008)

Slovenia (EU) Recognition text (March 5, 2008)

Finland (EU) Recognition text (March 7, 2008)

Japan Recognition text (March 18, 2008)

Canada Recognition text (March 18, 2008)

Monaco Recognition text (March 19, 2008)

Hungary (EU) Recognition text (March 19, 2008)

Croatia Recognition text (March 19, 2008)

Bulgaria (EU) Recognition text (March 20, 2008)

Liechtenstein Recognition text (March 25, 2008)

Korea, Rep. Recognition text (March 28, 2008)

Norway Recognition text (March 28, 2008)

Marshall Islands Recognition text (April 17, 2008)

Nauru Recognition text (April 23, 2008)

Burkina Faso Recognition text (April 24, 2008)

Lithuania (EU) Recognition text (May 6, 2008)

San Marino Recognition text (May 11, 2008)

Czech Republic (EU) Recognition text (May 21, 2008)

Liberia Recognition text (May 30, 2008)

Sierra Leone Recognition text (June 13, 2008)

Colombia Recognition text (August 6, 2008)

Belize Recognition text (August 7, 2008)

Malta (EU) Recognition text (August 21, 2008)

Samoa Recognition text (September 15, 2008)

Portugal (EU) Recognition text (October 7, 2008)

Montenegro Recognition text (October 9, 2008)

Macedonia Recognition text (October 9, 2008)

United Arab Emirates Recognition text (October 14, 2008)

Malaysia Recognition text (October 30, 2008)

Micronesia, Fed. Sts. Recognition text (December 5, 2008)

Panama Recognition text (January 16, 2009)

Maldives Recognition text (February 19, 2009)

Palau Recognition text (March 6, 2009)

Gambia, The Recognition text (April 7, 2009)

Saudi Arabia Recognition text (April 20, 2009)

Comoros Recognition text (May 14, 2009)

Bahrain Recognition text (May 19, 2009)

Jordan Recognition text (July 8, 2009)

Dominican Republic Recognition text (July 11, 2009)

New Zealand Recognition text (November 11, 2009)

Malawi Recognition text (December 16, 2009)

Mauritania Recognition text (January 12, 2010)

Swaziland Recognition text (April 12, 2010) 

Lajmet

Dita juaj fillon me Radio Drenicen

WWW.radio-drenica.net

Flash

Skema programore

07:00-10:30 Programi informativ i mengjesit "Miremengjesi Drenice!"                                             10:30-11:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
11:00-12:00 Hiti i dites
12:00-12:05 Lajmet
12:05-13:30 Ritransmetimi i emisionit te urimeve
13:30-14:00 Muzike popullore
14:00-14:30 Muzike zbavitese
14:30-15:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
150:00-15:05 Lajmet
15:05-15:15 Editoriali i dites
15:15-15:30 Pak muzike
15:30-18:00 Deshirat e degjuesve
18:00-20:00 Urimet dhe pershendetjet
20:00-20:30 Marketing te shoqeruar muzike te huaj
20:30-22:00 Muzike te zgjedhur
22:00-00:00 Programi i nates
00:00-07:00 Muizke (te lehte, popullore, rapsodike, marketing, muzike klasike, muzike te vjeter qytetare.

 

Marketing

KF DRENICA

Shtetet qe kane njohur pavaresine e Kosoves

Costa Rica Recognition text (February 17, 2008)

United States Recognition text (February 18, 2008)

France (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Afghanistan Recognition text (February 18, 2008)

Albania Recognition text (February 18, 2008)

Turkey Recognition text (February 18, 2008)

United Kingdom (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Australia Recognition text (February 19, 2008)

Senegal Recognition text (February 19, 2008)

Germany (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Latvia (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Denmark (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Estonia (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Italy (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Luxembourg (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Peru Recognition text (February 22, 2008)

Belgium (EU) Recognition text (February 24, 2008)

Poland (EU) Recognition text (February 26, 2008)

Switzerland Recognition text (February 27, 2008)

Austria (EU) Recognition text (February 27, 2008)

Ireland (EU) Recognition text (February 29, 2008)

Sweden (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Netherlands (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Iceland Recognition text (March 5, 2008)

Slovenia (EU) Recognition text (March 5, 2008)

Finland (EU) Recognition text (March 7, 2008)

Japan Recognition text (March 18, 2008)

Canada Recognition text (March 18, 2008)

Monaco Recognition text (March 19, 2008)

Hungary (EU) Recognition text (March 19, 2008)

Croatia Recognition text (March 19, 2008)

Bulgaria (EU) Recognition text (March 20, 2008)

Liechtenstein Recognition text (March 25, 2008)

Korea, Rep. Recognition text (March 28, 2008)

Norway Recognition text (March 28, 2008)

Marshall Islands Recognition text (April 17, 2008)

Nauru Recognition text (April 23, 2008)

Burkina Faso Recognition text (April 24, 2008)

Lithuania (EU) Recognition text (May 6, 2008)

San Marino Recognition text (May 11, 2008)

Czech Republic (EU) Recognition text (May 21, 2008)

Liberia Recognition text (May 30, 2008)

Sierra Leone Recognition text (June 13, 2008)

Colombia Recognition text (August 6, 2008)

Belize Recognition text (August 7, 2008)

Malta (EU) Recognition text (August 21, 2008)

Samoa Recognition text (September 15, 2008)

Portugal (EU) Recognition text (October 7, 2008)

Montenegro Recognition text (October 9, 2008)

Macedonia Recognition text (October 9, 2008)

United Arab Emirates Recognition text (October 14, 2008)

Malaysia Recognition text (October 30, 2008)

Micronesia, Fed. Sts. Recognition text (December 5, 2008)

Panama Recognition text (January 16, 2009)

Maldives Recognition text (February 19, 2009)

Palau Recognition text (March 6, 2009)

Gambia, The Recognition text (April 7, 2009)

Saudi Arabia Recognition text (April 20, 2009)

Comoros Recognition text (May 14, 2009)

Bahrain Recognition text (May 19, 2009)

Jordan Recognition text (July 8, 2009)

Dominican Republic Recognition text (July 11, 2009)

New Zealand Recognition text (November 11, 2009)

Malawi Recognition text (December 16, 2009)

Mauritania Recognition text (January 12, 2010)

Swaziland Recognition text (April 12, 2010) 


 

Tifozat

 

Lider ne tregun vendor 

Unikale

CB Login

DESING BYILIRIAHOST
HOSTIGN by ILIRIAHOST