| Beogradi nuk lëshon pe për kompetencat Asociacionit në gjyqësi dhe polici 19:31 / 25.03.2013 |
|
|
|
| nga Administrator |
| E hanë, 11 Gusht 2008 01:12 |
|
Marko Gjuric, këshilltar i presidentit të Serbisë, u ka thënë gazetarëve se dokumentet që kanë qenë në qarkullim gjatë dy raundeve të kaluara, “nuk kanë përmbajtur as minimumin që do të ishte i pranueshëm për Serbinë”. Ai ka thënë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kompetencat në gjyqësi dhe polici të asociacionit serb. Gjuric i ka bërë këto komente pas takimit të autoriteteve të larta të Serbisë, në lidhje me dialigun me Kosovën. Ai nuk ka mundur të thotë nëse më 2 prill, kur do të zhvillohet rrethi i tetë i bisedimeve, do të arrihet marrëveshje apo do të vazhdojë dialogu. Prishtina kundërshton fuqishëm kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. |
| Përditësimi E hanë, 25 Mars 2013 21:41 |















