Suedia ndihmon arsimin kosovar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , Ministria e Financave, Ministria e Integr...

Mustafa: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, të hënën ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në K...

Gjermania mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin...

Beogradi nuk lëshon pe për kompetencat Asociacionit në gjyqësi dhe polici 19:31 / 25.03.2013

Në raundin e radhës të bisedimeve me Prishtinën, Beogradi “do të shfaqet me zgjidhje më precize për ...

you are here:

In order to view this object you need Flash Player 9+ support!

Get Adobe Flash player

Powered by RS Web Solutions

Home

15 -January -2011 - 04:29
Written on 20 Gusht 2008, 10.11 by admin
Samsung Galaxy S 4 mund të mos duket më i bukur se sa modelet tjera rivale, mirëpo kur vjen puna tek specifikat e brendshme të pajisjes, atëherë gjërat...
85994.78947368421
Written on 12 Gusht 2008, 22.33 by admin
Te personat me hepatit C, madje edhe konsumimi i matur i alkoolit mund të rrisë rrezikun nga vdekja, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë. Tashmë është...
Written on 12 Gusht 2008, 16.50 by admin
Sigurisht se keni lexuar për rolin e astrologjisë në jetën e njerëzve që nga kohët e lashta e deri sot. Prej një shkence që dikur njihej si një ndër më...
Written on 12 Gusht 2008, 10.00 by admin
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , Ministria e Financave, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Agjencia Suedeze për...
Written on 12 Gusht 2008, 00.17 by admin
Joomla! 1.5 - 'Experience the Freedom'!. It has never been easier to create your own dynamic Web site. Manage all your content from the best CMS admin...

Feed Display

S'asht specifikue nyja Feed.
ASTROLOGJI pdf Shtyp Email
nga Administrator   
E martë, 12 Gusht 2008 16:50

Sigurisht se keni lexuar për rolin e astrologjisë në jetën e njerëzve që nga kohët e lashta e deri sot. Prej një shkence që dikur njihej si një ndër më të përparuarat e njerëzimit - deri tek anatemimi i saj dhe sërish ringjallja e hovshme - astrologjia ka ecur në binarët e shëndoshë. Nuk është befasi kur lexojmë që astrolog personal kanë kryetarët e shteteve më të zhvilluara në botë, drejtorët e kompanive më të mëdha, e madje edhe një mori fytyrash të famshme botërore. Megjithatë, jo çdoherë njerëzit që paraqiten si astrologë marrin erë në këtë punë. Fatkeqësisht, raste të tilla kanë ngjarë dhe ngjajnë edhe më tutje edhe tek ne. Për të mos ngjarë kjo më tutje, dëshirojmë që juve t’ju ofrojmë një faqe të astrologjisë, ku mund ta mësoni e ta kuptoni astrologjinë, të njiheni me historikun e saj, si dhe të zbuloni gjërat për jetën tuaj.

Horoskopi Javor  2011

DASHI

 

21 mars - 19 prill

Në përgjithësi java do të jetë e mbarë por do të ketë edhe ditë që parashikohet të jenë mbushur me momente tensioni, sidomos në marrëdhëniet ndërpersonale. Të tilla do të jenë për shembull ditët e fundit të javës.

Mbani veten nën kontroll të vazhdueshëm dhe ruani gjakftohtësinë. Mundohuni të evitoni pjesëmarrjen tuaj në diskutime dhe në debate, sepse mund të irritoheni dhe të jepni mendime të nxituara të cilat mund të cenojnë imazhin e mirë që kanë krijuar për ju ata që ju njohin. Për të lindurit në prill ndihma e tyre do të shtrihet dhe në fushën e ndjenjave dhe marrëdhënieve të tjera ndërpersonale. Ndër ta do të gjeni këshilltarë të mirë, sidomos kur janë me diferenca të mëdha moshe me ju. Po kështu, ndihma e tyre do të vazhdojë të shtrihet edhe në pajtimin e ndonjë çifti të zemëruar. Mos i shkëputni lidhjet me njerëzit që keni takuar një javë më parë, pasi ata vazhdojnë të kenë mundësi për t’ju ndihmuar, sidomos në fushën ekonomike dhe financiare. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë edhe pse moti nuk do të jetë shumë i përshtatshëm për astmatikët. Ruhuni nga tejngopja dhe përdorimi pa kriter i pijeve me ngjyrë.

 

DEMI

(Javor)

20 prill - 20 maj

Për ju kjo javë parashikohet me plot surpriza të këndshme, sidomos në rastet kur ashtu si dhe në javën e kaluar ju do të përballeni me disa kundërshtarë të fortë me të cilët keni interesa të kundërta. Ju këshillojmë të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale, ta mposhtni egon dhe sedrën e sëmurë. Ndiqni këshillat e miqve dhe kolegëve tuaj, sidomos të atyre që kanë përvojë jetësore më të pasur se ju. Në fushën e ndjenjave gjithçka do të shkojë mirë. Atyre që jetojnë në çift partnerët do t’u qëndrojnë shumë afër, ndërsa beqarët dhe beqaret do të kenë shumë njohje të reja nga të cilat mund të lindin shoqëri dhe miqësi që do të gëzojnë favoret e yjeve. Gjendja juaj ekonomike këtë javë në përgjithësi do të jetë e mirë, por sidoqoftë yjet ju këshillojnë të keni kujdes me shpenzimet e tepërta që do të keni. Shëndeti i mirë. Kujdes nga përdorimi pa kriter i pijeve alkoolike.

BINJAKET

(Javor)

21 maj - 21 qershor

Bëni kujdes gjatë kësaj jave, pasi parashikohet t’ju dalin disa probleme shqetësuese. Kështu për shembull, të lindurit në qershor do të jenë shumë të ngarkuar në fushën e biznesit ku veprojnë. Nga mbingarkesa e punëve të tyre nuk do të kenë kohë në dispo zicion për t’ua kushtuar partnerëve dhe të afërmve. Kjo mund të sjellë disa mosmarrëveshje dhe fërkime të cilat po të mos amortizohen me kohë mund të bëhen shkas për grindje serioze. Në kuadrin yjor të kësaj shenje duken shenja të qarta për disa ndryshime pozitive që do të keni në veprimtarinë tuaj ekonomike – financiare. Tregohuni realist dhe mundohuni t’i menaxhoni mirë të ardhurat tuaja monetare. Shëndeti në përgjithësi i mirë, natyrisht në qoftë se nuk do të abuzoni me pijet alkoolike. Për personat që vuajnë nga tensioni do t’ju këshillonim të shmangen nga qëndrimi në diell.

 

 

GAFORRJA

(Javor)

22 qershor - 22 korrik

Kjo javë për ju do të jetë e mbarë dhe më fat. Për disa nga ju mund të ketë mundësi mjaft të mira për ngritje në përgjegjësi dhe vlerësime në karrierë. Në përgjithësi kjo javë do të jetë mjaft premtuese për ju. Po kështu do të keni sinjale miqësie dhe besnikërie nga një njeri të cilin edhe deri tani e keni konsideruar shumë të afërt. Disa prej jush mund të ndërmarrin udhëtime prej të cilave do të kenë dhe përkrahjen e Hënës që do të thotë përfitoni nga ky ndikim. Kjo javë do t’ju sjellë të ardhura të kënaqshme dhe kjo do t’ju ndihmojë për të ngritur humorin tuaj. Ajo çka do të vendosni në këtë do të jetë tepër e rëndësishme për ju. Për sa i përket shëndetit, mund të kenë ndonjë problem të vogël alergjikët dhe të sëmurët me sëmundje profesionale. Nuk do të keni pasoja të rënda, megjithëkëtë ju këshillojmë të tregoni kujdesin e duhur dhe të konsultoheni me mjekun që në shenjat e para.

LUANI

(Javor)

23 korrik - 22 gusht

Këtë javë shenja juaj do të bjerë nën ndikimin e Jupiterit dhe ai do të inkurajojë të gjithë ata që kanë zell dhe dëshirë për të zgjeruar sa më tepër kufijtë e mundësive të tyre. Atyre nuk do t’iu mungojë këtë javë vullneti dhe pasioni për të arritur synimet e tyre profesionale. Do të keni shanse dhe për këtë javë në fushën tuaj sentimentale. Shfrytëzoni çdo mundësi të ofruar nga ndikimi pozitiv i planetëve në shenjën tuaj. Jetojeni dashurinë dhe romancën tuaj në maksimum. Të ardhurat tuaja këtë javë do të shkojnë mjaft mirë dhe kjo falë punës dhe përkushtimit tuaj. Por mos bëni shpenzime të panevojshme për miqtë tuaj. Bëni kujdes gjatë kësaj jave, sidomos për shëndetin tuaj. Madje nuk do të ishte keq që të bënit një kontroll paraprak.

 

VIRGJERESHA

(Javor)

23 gusht - 22 shtator

Kuadri yjor i kësaj jave për shenjën tuaj do të jetë i mbushur me larmi, por natyrisht pa perspektiva të mira dhe rezultate pozitive në punë. Momente kënaqësie do të ndjeni në jetën tuaj profesionale. Kujdes, pasi do të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël dhe do t’ju duhet të bëni ndonjë sakrificë për të siguruar qetësinë e karrierës suaj. Partneri juaj këtë javë do t’ju falë kënaqësi të veçanta. Bëni mirë t’i largoheni punës dhe stresit të ditëve të kaluara dhe të qetësoheni në praninë e partnerit. Do të jetë mirë për ju që të mos bëni llogaritë e shpenzimeve. Mund të jetë java e përshtatshme për të bërë pazar apo për të bërë dhurata për të dashurit tuaj. Shëndeti në përgjithësi i mirë por nuk përjashtohet ndonjë infeksion i lehtë shëndetësor. Nga qetësia e marrëdhënieve tuaja do të varet dhe shëndeti juaj në këtë javë.

 

PESHORJA

(Javor)

23 shtator - 23 tetor

Planetët do të ndikojnë në këtë javë në të gjitha sektorët e jetës suaj për të bërë zgjedhjet e duhura, sidomos në fushën tuaj profesionale. Përfitoni të hidhni iniciativat tuaja që dikur ishin ëndrra të parealizuara. Disa nga të lindurit në këtë shenjë do të shkëlqejnë këtë javë, sidomos në rolin e ndërmjetësit. Do t’ju duhet të ndihmoni në zgjidhjen e një konflikti dhe do të fitoni miqësinë dhe respektin e të dy anëve të kundërshtarëve. Gjithsesi, natyra juaj tolerante mund të pësojë dhe ndonjë zhgënjim dashurie në këtë javë. Disa shpenzime në familje mund t’jua vështirësojnë pak javën, por gjithsesi gjendja juaj financiare do të mbetet e kënaqshme për këtë javë. Shëndeti në përgjithësi i mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët.

 

AKREPI

(Javor)

24 tetor - 21 nentor

Në përgjithësi në këtë javë parashikohet të keni sukses në fushën tuaj profesionale por gjithçka do të varet nga predispozitat dhe aftësitë e gjithsecilit. Këtë javë në fushën e ndjenjave do t’ju ndodhin disa ndodhi që do t’ju falin emocione që nuk i keni provuar më parë. Jepuni pas pasioneve tuaja, por mos harroni dhe rreziqet. Këtë javë do të bëni kujdes nga shpenzimet e tepërta, sepse mund të boshatiset portofoli juaj. Pak më tepër vëmendje edhe për ditët e vështira. Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime në aparatin tretës. Por mos u shqetësoni, pasi do të jetë diçka kalimtare për ju. Çdo gjë do t’ju kthehet në normalitet në fundjavë.

 

SHIGJETARI

(Javor)

22 nentor - 21 dhjetor

Bëni kujdes në këtë javë pasi do të keni mjaft probleme. Përpiquni të vendosni një rend sa më rigoroz në zgjidhjen e tyre, sepse mund të keni ngatërresa. Po kështu do të ndodheni këtë javë para disa të papriturave edhe në fushën e ndjenjave. Varet nga respekti që do të tregoni ndaj të tjerëve dhe qëndrimi ndaj jush. Ka shumë mundësi që disa prej jush do të shkëputen nga jeta vetmitare dhe të fillojnë jetën tuaj në çift. Kujdes me financat tuaja në këtë javë, pasi mund të pësojnë ulje të ndjeshme në krahasim nga java e kaluar. Tregoni kujdes të veçantë për shëndetin tuaj. Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë.

BRICJAPI

(Javor)

22 dhjetor - 19 janar

Kjo javë parashikohet të jetë e mbarë në fushën tuaj sentimentale. Do të keni mbështetjen dhe përkrahjen e eprorëve dhe të shefave tuaj të cilët do të jenë mjaft të kënaqur nga puna juaj. Kujdes të veçantë në këtë javë duhet të keni në fushën e ndjenjave. Shmangi bisedat e kota që kanë të bëjnë me xhelozinë e tepruar. Do t’ju rekomandonim të kishit më tepër besim te ndjenjat e partnerit tuaj. Keni shpenzuar shumë kohë duke u marrë me çështjet e të tjerëve. Gjatë kësaj jave përqendrohuni te problemet tuaja më të rëndësishme dhe një blerje e mirë për veten tuaj do t’ju kënaqte. Edhe për këtë javë shëndeti do të paraqitet të jetë e mbarë. Gjithsesi, nuk duhet të lini mbas dore kujdesin tuaj shëndetësor.

UJORI

(Javor)

20 janar - 18 shkurt

Java do të jetë e mbarë por kjo s’do të thotë që gjithçka do të shkojë për mrekulli. Do të keni disa situata të ndërlikuara të cilat do të kërkojnë vullnet e këmbëngulje nga ana juaj për të arritur synimet. Mos lini asnjë mundësi t’ju ikë pa i shfrytëzuar, do të shërbejnë për plotësimin e ëndrrave tuaja. Përdorni njohjet që keni me persona të rëndësishëm dhe do të dilni të fituar këtë javë. Këtë javë do të mendoni vetëm për familjen dhe dhuratat që mund t’iu bëni të dashurve tuaj. Por mos lini pas dore veten tuaj, pasi pamja juaj ka nevojë për ndryshim. Shëndeti në përgjithësi i mirë. Këshillojmë ata që kanë tendencë të shtojnë në peshë të mos abuzojnë në tavolinë, paralel të merren me sa më shumë me veprimtari fizike.

PESHQIT

(Javor)

19 shkurt - 20 mars

Këtë javë do të merrni lajme të mira në mbarëvajtjen tuaj ekonomike dhe profesionale. Shenja juaj ndodhet në kuadrin pozitiv yjor, që do të thotë që kjo javë do të jetë më me fat nga javët e tjera. Në qoftë se keni projekte pune të parealizuara më parë, shfrytëzoni këtë javë. Do të jeni të favorizuar këtë javë në fushën tuaj të ndjenjave. Kënaqësitë që do të përjetoni do të jenë të papara dhe të pajtuara më parë. Një dashuri e re do t’ju tokasë në zemrën tuaj. Hapeni dhe pranojeni atë, pasi do të kuptoni që është dashuria e jetës suaj. Një javë e përshtatshme për të bërë pazar. Keni kohë të mjaftueshme për të blerë të gjitha gjërat e nevojshme për veten tuaj. Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.

Përditësimi E premte, 11 Nandor 2011 19:46